Rama takim me të rinjtë në Gjirokastër: Do të rrisim financimin për startup-et, shkollat do të pajisen me laboratorë smart

Politikë

Rama takim me të rinjtë në Gjirokastër: Do të rrisim

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër, ku foli për teknologjinë, inovacionin dhe mbështetjen që qeveria synon të japë për programet e startup-eve.

Rama vlerësoi faktin që dy shkolla të Gjirokastrës u vlerësuan në Festivali Kombëtar i Inovacionit, duke theksuar se kjo tregon potencialin e të rinjve në fushën e teknologjisë.

Ai tha se programi i startup-eve ka njohur rritje të madhe interesi, duke kaluar nga rreth 40 aplikime në fillim në më shumë se 1500 aplikime aktualisht.

Sipas kreut të qeverisë, kjo rritje ka bërë të nevojshme shtimin e fondeve dhe krijimin e skemave të reja mbështetëse.

“Jo vetëm që duhet të shtojmë financat për startup-et, por duhet të rrisim financimin edhe për nxënësit dhe studentët, pa pritur që ata të përfundojnë shkollën”, tha Rama.

Ai njoftoi se nga viti i ardhshëm do të nisë edhe mbështetja për prototipet më të spikatura që kanë potencial për t’u zhvilluar në produkte për tregun.

Gjithashtu, Rama theksoi se qeveria do të vijojë investimet në laboratorë smart në shkolla, si dhe në inteligjencën artificiale dhe qendrat e të dhënave dixhitale.

 

ME TE LEXUARAT