Rama prezanton Kryeinspektoratin Digjital të Territorit, tregon çfarë do të bëjë

Politikë

Rama prezanton Kryeinspektoratin Digjital të Territorit, tregon

Kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij në Facebook një video nga puna e atij që e quajti Kryeinspektorati Digjital i Territorit.

“Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektorat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit”, shkroi Rama.

“Ky Kryeinspektorat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira”. 

ME TE LEXUARAT