Rama nis strategjinë për zgjedhjet vendore 2027: “Fitoret nuk na jepen, duhet të punojmë”

Politikë

Rama nis strategjinë për zgjedhjet vendore 2027: “Fitoret nuk na

Edi Rama, Kryeministër dhe lider i Partisë Socialiste, ka folur sot në Asamblenë e njësisë 4 të Tiranës, duke bërë një bilanc të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar dhe duke hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 2027-ës.

Rama theksoi se fitoret e arritura janë rezultat i përkushtimit dhe punës së partisë, duke theksuar se organizimi dhe energjizimi i strukturave janë thelbësore për të siguruar suksesin e ardhshëm. Ai kujtoi fitoren e vitit të shkuar me 83 mandate dhe paralajmëroi se partia duhet të qëndrojë e fortë dhe e lidhur me qytetarët për të ruajtur pozitat. 

“Ne nuk na i fal askush, prandaj duhet të punojmë dhe të jemi të përgatitur për çdo sfidë që vjen,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë e kontaktit të vazhdueshëm me qytetarët dhe të kuptuarit e nevojave të tyre.

ME TE LEXUARAT