Protestat e opozitës, çfarë po paralajmëron Sali Berisha: Për herë të parë që nga viti 1991...

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me protestat e opozitës duke i quajtur ato pjesë të një aksioni revolucionar.
Berisha u shpreh se duhet bërë një punë e jashtëzakonshme për të tërhequr shqiptarët në këtë kauzë, ndërsa shtoi se për herë të parë që nga viti 1991, PD ka vetëm një funksionar në shtet.
“Një revolucion i cili normal fare sot për shumë qytetarë tingëllon një fjalë e largët, ka ata të cilët janë sot 32-vjeçarë nuk kanë përjetuar, nuk kanë asgjë në memorie për një revolucion paqësor.
Të tjerë më të drejtë e dëgjojnë me skepticizëm këtë fjalë por në kushtet e këtij monizmi i cika asgjësuar ligjet kushtetutën, shtetin ligjor pa një elektroshok të fuqishëm të këtij sistemi. Unë nuk di si mund të ketë zgjidhje tjetër.
Duhet të bëjmë një punë të jashtëzakonshme për të bërë një punë, për të tërhequr shqiptarët, për ta shndërruar këtë një çështje të gjithë shqiptarëve. Mendoj se jemi në fillimet e tij, por fillime shumë të mbara.
Mos harroni një gjë, nga viti 1991 këto janë protestat e para në Shqipëri në të cilat forca politike që organizon ato ka vetëm një funksionuar në shtet, një kryetar bashkie.
Prandaj dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive. Këto janë fillesa të një revolucioni”, deklaroi Berisha.




