Letra që po 'thyen' rrjetin/ Parandjenja e vajzës, gjendet testamenti i pazakontë nën rrënojat e tërmetit

Aysegül Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Hatay të Turqisë. Bashkë me të, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj.
Një parandjenjë e frikshme e vajzës.
“Në rast se ndodh diçka, gjithçka kam në çantë është e nënës sime. Unë dua që ajo t’i përdorë ato për haxh dhe umre”, shkruhej nën letër.
Dëshira e të resë nuk u plotësua, pasi edhe nëna e saj ndërroi jetë nga tërmeti.
I gjithë floriri që gjendej në çantën e Aysegül Çin i është dhënë më pas vëllait të saj, i cili për fat të mirë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.





