Për 20 vite i bënë “gropën” shtetit shqiptar, Edi Rama për evazionin e “Bankers”: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 milion euro

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me megaskandalin i cili u bë publik disa ditë më parë, ku kompania “Bankers Petroleum Albania” përgjatë 20 viteve i ka shkaktuar miliarda dëm shtetit shqiptar.
Në platformën e tij “Sy m’Sy”, kryeministri, përpos zhzvillimeve të fundit, nuk qëndroi pa komentuar edhe këtë çështje për të cilën paralajmëroi që drejtësia do të bëjë punën e vet dhe se Prokuroria ka mbështetjen e tij për të bërë investigim në mënyrë të pavarur.
Ai theksoi më tej se qeveria shqiptare ka fituar Arbitrazhin me kompaninë dhe se “Bankers” i detyrohet shtetit 240 milionë euro.
"Se di a je njeri me këtë identitet apo maskë e dikujt tjetër. Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë poara se unë të merrja detyrën.
Koncesionet që kemi dhënë, nuk do ti lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar po koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza. Pavarësisht se në ndonjë rast ka pasur edhe ndonjë gjë që s’ka shkuar, por koncesionet që kemi bërë ne kanë bërë të mundur rrugën e Arbrit pa asnjë kosto, zero për qytetarët, pastrimin e qyteteve tona pa asnjë kosto, krahasuar se çfarë ndodh me kostot e pastrimit dhe trajtimit të mbtejeve në vendet e tjera, ne e kemi nën 30 euro. Në vendet e tjera nuk nis pa 100 euro për ton.
Kemi bërë të mundur sterilizimin e instrumenteve mjekësorë në spitale, rënien drastike të infeksioneve post respiratorë, pavarësisht se çfarë thuhet. Të gjitha këto pa kosto, pa fatura për publikun. Kur dikush shkon në spital dhe hyn në operacion, apo bën analizë nuk paguan, zero. Ndërkohë që dikur ishte ndryshe. Nuk kam asnjë problem, sa i përket Bankersit, apo kush e ka bërë Bankersin, dhe çfarëdolloj emri që mudn të gjesh nëpër rrugët historike të ekonomisë Shqipërisë dhe kush i ka vënë emra apo kush ka lidhje me ato emra", tha Rama.


