Pas lirimit nga burgu, Salianji paraqitet në Shërbimin e Provës: Mezi pres përballjen me regjimin në Strasburg

Politikë

Pas lirimit nga burgu, Salianji paraqitet në Shërbimin e Provës:

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho, në kuadër të lirimit të tij me kusht.

Ish deputeti demokrat u lirua nga qelia më 8 korrik, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me 1 vit shtatorin e kaluar. Në dalje, Salianji tha se ishte prezent në respekt të institucionit, pavarësisht se dënimi i tij ishte politik.

Ai tha se betejën e tij do ta vazhdojë në Gjykatë Kushtetuese sapo të marrë vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë dhe nëse nuk gjen zgjidhje në vend, do t’i drejtohet Strasburgut.

“Jam në respekt të institucionit, pavarësisht se jemi në kushtet e një regjimi ku dënimi im politik konfirmon se për interesa politike dhe çdo interes tjetër që bie ndesh me vullnetin personal të Ramës për të mbajtur pushtetin, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politikë për të krijuar klimë terrori.

Do të jem përsëri edhe njëherë këtë muaj, dhe më pas do të krijohet një program individual. Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Kushtetuese, dhe mezi pres përballjen në regjimin në Gjykatën e Strasburgut. “, u shpreh Salianji.

ME TE LEXUARAT