Ministri Gonxhe tregon suksesin e Ramës: Të gjithë tani paguajnë dritat

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, komentoi protestat e fundit dhe reagimin e të rinjve të Gjeneratës Z, duke theksuar se kjo grupmoshë nuk e ka përjetuar realitetin e Shqipërisë para vitit 2013 dhe për këtë arsye nuk mund të bëjë të njëjtin krahasim me situatën aktuale.
“Nuk është aspak njëlloj. Ne kemi marrë një Shqipëri me një pajë tragjike në vitin 2013 në të gjitha pikëpamjet e parametrave të shtetit, në të gjitha parametrat e ekonomisë, shërbimeve jetike, uji, dritat.
Në Shqipërinë e sotme s’paguan Tirana dritat e qyteteve të tjera të Shqipërisë. S’ke asnjë nga fenomenet që ne kemi mbartur.
Ne kishim një buxhet shteti që lëngonte sepse s’paguante dot detyrimet e pak punëve publike të nisura. Gjenerata Z s’e ka jetuar atë periudhë dhe s’e ka atë informacion”, tha Gonxhja.


