Marrëveshja me PD-në/ Rama: Parlamenti ka qenë çmendinë, ndihem mirë për rikthimin e fjalës

Kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen e arritur mes mazhorancvës dhe PD-së në lidhje me komisionet hetimore dhe rikthimin e normalitetit të Parlament.
Rama tha se Parlamenti në muajt e fundit ka qenë një çmendinë. Ai deklaroi se Parlament nuk ka pasur imazh të mirë, por protestat e opozitës ia kanë prishur më shumë.
“Më vjen mirë që mesa kuptoj Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e muajve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj, i cili goditi më keq imazhin e parlamentit, që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte aq i mirë.
Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar dhe jo vetëm për të folur secili për të vetët, por sidoqoftë shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në tryezën e Komisionit të Ligjeve një draft—rezolutë për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfidat kombëtare të anëtarësimit në BE dhe reformate masave të mëtejshme që Shqipëria duhet të ndërmmarë pa humbur kohë”, deklaroi kreu i qeverisë.


