Rama mbledh sërish Asamblenë e PS-së/ Injoron opozitën

Aktualitet

Rama mbledh sërish Asamblenë e PS-së/ Injoron opozitën

Këtë të diel është mbledhur në Gjirin e Lalëzit Asambleja e Partisë Socialiste, në fokus të së cilës është llogaridhënia për detyrat.

Asambleja është hapur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili injoroi opozitën, teksa foli për riorganizimin e PS-së.

Kreu i qeverisë deklaroi se kundërshtarët politikë janë të dërrmuar, ndërsa përsëriti edhe njëherë se socialistët janë oferta më e mirë për qeverisjen e Shqipërisë.

“Po hapim partinë për grupe dhe individë, deri dje të lidhur për forcë zakoni, me kundërshtarët tanë politikë që sot janë të dërrmuar.

Jemi oferta më e mirë, përmirësimi i vazhdueshëm i ofertës sonë për njerëzit dhe vendin duhet të jetë objektivi ynë”, theksoi kryeministri.

ME TE LEXUARAT