Kryeministri Rama: Investimi në Zvërnec, një xhevahir që duam t’ja vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama tha nga Tirana, ku PS po feston 35-vjetorin e themelimit, se investimi në Zvërnec nuk është thjeshtë një biznes, por një xhevahir që sipas tij, qeveria kërkon t’ja vërë kurorës së Mesdheut në emër të vendit tonë.
“Ne nuk jemi si ata. Unë nuk jam si askush prej tyre dhe si askush prej atyre të tjerëve që i dëgjojnë këto ditë me vëmendje të shtuar ato sirena.
Këto që bëjmë ne me atë grup të fuqishëm investitorësh, i bëjnë vetëm përfaqësuesit e denjë të një populli që i ka votuar për t’ui kujdesur për interesat e popullit.
Ejani të shikoni me sytë tuaj sesi janë tërhequr vetë investitorët nga aplikimet, pasi kërkesat tona kanë qenë rigoroze. Pas ajo që duam të bëjmë me atë investim nuk është një biznes i radhës në bregdet, por një xhevahir që duam t’ja vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar dhe fëmijëve tanë.
Kur të dëgjojnë për destinacionet, t’ju thonë të tjerëve kemi edhe ne Vlorën, kemi edhe ne Zvërnecin”, tha mes të tjerash Rama.


