“SPAK të shkojë ta arrestojë në zyrë, ka vjedhur”/ Protestuesit: Ka dalë populli në shesh, t’i hapin rrugë rinisë

Aktualitet

“SPAK të shkojë ta arrestojë në zyrë, ka

Mesazhi është i qartë, edhe në protestën e sotme në Tiranë. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndërsa akuzojnë Ramën për vjedhje.

“Vetëm rinia shqiptare ta marri këtë vend. Nuk ka pse Edi Rama të mos largohet. Kanë dalë 2 milion shqiptarë, 3 i ka nëpër botë. Ke dalë që ke vjedhur. Nuk të beson më ky popull. Edhe Berisha duhet të largohet. Rama t’i bëjë lojërat si të dojë, mos mendo se ky popull nuk kupton,.

Largimin tënd e do e gjithë Shqipëria, e gjithë botë. I bëj thirrje të gjithë ndërkombëtarëve…Kam edhe një thirrje për SPAK, kjo që po bëni me popullin në mes të Tiranës do e paguani një ditë.

Shkoni arrestojeni në zyre…ka dalë me vjedhje. Ka dalë gjithë ky popull dhe është turp. Tani ka ardhur koha të hapin rrugën, ta marrin të rinjtë është koha e tyre. Të largohen të dy forcat…

Gjithashtu një tjetër qytetar është shprehur se duhet, të bëhet referendum..

“Referendum duhet sa më shpejt…në protestë dal për të drejtat tona. Hajdutët vetëm vjedhin…”, ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT