Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më lirë se kollarja jote. Sula duartroket me ironi

Politikë

Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më

Deputeti socialist, Erion Braçe, u shpreh se transporti ajror është sektori që është shumë më shumë se çdo sektor tjetër në dekadën e fundit.

Në fjalën e tij në Kuvend, Braçe kujtoi sa të shtrenjta kanë qenë biletat e vionit më parë dhe sa lirë janë tani. Me ironi ka reaguar nga vendi Dashnor Sula, duke duartrokitur. “Një biletë avioni sot kushton më lirë se kollarja jote”, iu përgjigj socialisti.

“Sektori që është më shumë në këto 10 vite është transporti ajror. Në 2013 kemi hyrë në këtë sektor dhe jo vetëm që biletat ishin 200-300 euro deri në Bari, por kishte dhe monopol, në pronësi të atyre që ishin të ulur këtu.

Tani, jo vetëm kemi një sektor ku gëlojnë udhëtarët, por është një sektor me udhëtime që fillojnë nga 12 euro. Lajm i mirë është që po vazhdon të shtohet infrastruktura. Lajm i mirë është aeroporti i Vlorës, Gjirokastrës, Kukësit, zgjerimi i aeroportit të Tiranës. O dashi bileta kushton më lirë se kollarja jote”.

Ervis Martinaj “shkon” në Kuvend, Salianji-Ballës: A keni guxim të përgjigjeni?

Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më

Deputeti demokrat, Ervin Salianji gjatë interpelancës me ministrin e Brendshëm Taulant Balla u ndal edhe në rastin e zhdukjes së Ervis Martianjt.

Salianji kërkoi zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa tha se ishte lënë vetëm 300 ditë kohë Rrumbullakut për rezultate, por autoritete nuk kanë dalë me një përgjigje mbi fatin e bosit të lojërave të fatit.

“Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”, tha ai.

"Pse nuk kapni biznesmenë që trafikojnë dr*gë?", Salianji-Ballës: Merrni 500 mijë euro për emërimin e shefave të Komisariatëve

Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më

Deputeti demokrat Ervin Salianji në interpelancën me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, kërkoi nga ky i fundit informacione në lidhje me masat e marra për frenimin e krimit.

Salianji: Ka tre herë ndryshime në këtë seancë plenare për këtë ligj. E ka sjellë me gjithë emra drejtoria e policisë. Gjithë milionat e urove dhe gjithë investimi për të përjashtuar një polic. Juve ju intereson që drejtuesit e policisë të jenë këta që lehtësojnë krimin. Ju pyeta për një rast që e keni ngritur vetë si shqetësim, përdorimi i telefonave SKY. A keni dijeni sa zgjat ky proces?

Puna e policisë së shtetit është që i gjen njerëzit pasi vriten. E gjen policia pasi ka rënë në humnerë, si rasti në Gjirokastër. Ne e kemi inkurajuar ata dhe që drejtuesit të mos i mbajnë peng dhe ata që punojnë me pagë të ulët të mos jenë të korruptuar.

Dy drejtuesit kryesorë i keni thënë që janë të çiftelia. Përmendni Lazaratin sikur të jetë territor i Afrikës. E bëtë kurban një ministër, ndërkohë të gjithë policët që ishin dhe në atë kohë janë ende.

Raporti i strukturës antikorrupsion thotë që në vitin 2023 vërehet një bashkëpunim me oficerë të policisë së shtetit që kanë luajtur role të ndryshme, këtu kemi edhe dëshminë e ish-drejtorit të policisë, që e keni hedhur në rrugë, por në fakt doli i pastër nga vettingu.

Çfarë ka ndodhur me kryepleqtë? Nuk ndodhin rastësisht gjërat.

SPAK thotë që policia e shteti është vënë në shërbim të shtetit, për të gjurmuar kundërshtarët.  A keni fuqi për të ndërmarrë ndonjë hap.

Një temë tjetër është përfshirja e biznesmenëve të fuqishëm, keni dëgjuar të këtë ndonjë operacion ndaj tyre. Çdo qytetar e di se kush kamuflohet dhe kush janë biznese reale.

Këto grupe kriminale kanë prezencë ose lidhje të fortë me qytetin e Durrësit, si vend tranzit për tranportin e drogës, thotë raporti i SPAK dhe DASH. Ka ndonjë operacion në Durrës?

A keni fuqi t’i kapni këto me tonelata, ka ndonjë emër të fortë që i njeh i madh dhe i vogël dhe ta ndaloni? Shpërndarës ka sa të duash.

SPAK a thotë që është rritur sasia e lëndëve plasëse dhe eksplozivëve që vjen nga Kosova? Mes SPAK dhe DASH dhe policisë së shtetit jam i prirur të besoj këta.

Si mund të besohet policia ku në mes të Tiranës ndërtohen 7 kate pa leje me kullave por po bëri diku tjetër një avlli, në një fshat pa leje, e arrestoni edhe rrisni statistikat, fshihni rastin e burrit të ministres Ibrahimaj. Keni informacion që ministra marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që janë në përgjimet e SKY?

Pak ditë më parë iu vendos tritol gjyqtarit në Shkodër, u godit me armë një institucion i rëndësishëm mediatik, Top Channel, u vra një roje, akoma nuk e keni zbardhur.

Interpelanca me Ballën, Salianji: Policia "gjuetare” e kriminelëve për llogari të bandave rivale

Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më

Deputeti demokrat Ervin Salianji në interpelancën me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, kërkoi nga ky i fundit informacione në lidhje me masat e marra për frenimin e krimit dhe emigracionit të paligjshëm.

Salianji deklaroi se prej vitesh situata e kriminalitetit në Shqipëri paraqitet e rëndë. Ai theksoi se ngjarjet kriminale kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë për të qeverisur dhe garantuar siguri te qytetarët shqiptarë.

"Gjatë kohës së qeverisjes së PS, e njëjta situatë vazhdon, e njëjta mendësi e funksionimit të policisë së shtetit. Ngjarjet kriminale kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë. Policia kthehet në gjuetare të kriminelëve për llogari të bandave rivale në qytete të ndryshme.

Opinioni publik u trondit nga deklarata e kreut të SPAK, z. Dumani se për krimin e organizuar nuk bashkëpunojnë dot me policinë e shtetit për shkak të përfshirjes së saj në nivele të larta në bashkëpunim  me krimi, fakte të cilat ne kemi vite që i denoncojmë.

Z.ministër vili është plani i qeverisë për të luftuar krimin? A ka Ministria e Brendshme plan konkret që i ka vendosur ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ça masash ka marrë qeveria për frenimin e krimit të organizuar. Sa ka qenë kosto në 8 vite që nga miratimi i ligjit dhe sa është numri i punonjësve të policisë së vetuar”, tha Salianji.
Pyetjeve të shtruara nga Salianji, Ministri Balla iu përgjigj duke thënë se Shqipëria është destinacioni më i sigurt turistik. Balla theksoi se Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkruar e rëndë. Ministru theksoi se lufta kundër krimit  është priotitet. 

“Lajmi më i përhapur sot pavarësisht këndvështrimit tuaj për Shqipërinë është certifikimi kombëtar si destinacion i sigurt turistik. Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.

Rezultatet e arritura janë fillimi i revanshit të sundimit të ligjit ndaj krimi të organizuar. Në Shqipëri s’mund të ketë më të fortë mbi ligjin, qytetarët”, tha Balla.
Ndalur tek vetëpastrimi i policisë së shtetit, Balla tha se janë referuar materialet për 349 punonjës, nga të cilët 65 janë në pranga. 

Bardhi përplaset me Erion Braçen: Gore, mbylle gojën! Më acaron nervat që në mëngjes

Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti democrat Gazment Bardhi ka bllokuar për një moment foltoren, derisa kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, i dha fjalën.

Ndërkohë, para se të niste të fliste, Bardhi është përplasur me një nga Erion Braçen.

“Gore! A ka mundësi ta mbyllësh gojën ti tani, mbylle gojën, na acaron nga nervat që në mëngjes”, tha Bardhi. 

Tensione në Kuvend! “Të japë llogari Meloni e Rama jo…”, Bardhi bllokon foltoren, ndërhyn Garda

 

Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me ankesat e deputetëve të opozitës për mungesën e njoftimit në lidhje me pranimin ose jo të interpelancave të thirrur nga opozita.

Deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se ende nuk ka një njoftim për interpelancën e thirrur në lidhje me gjenocidin në Kosovë.

Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, ka deklaruar se është bërë rrugë që kërkesat e ardhura nga opozita “futen në sirtar” e nuk njoftohet as seanca për depozitimin e tyre.

Pjesë nga diskutimi:

Tritan Shehu: Kam kërkuar para pak javësh Interpelancë për Gjenocidin serb në Kosovë.
Kanëkaluar afatet dhe nuk kam asnjë njoftim. Për mua dhe kryeministrin kjo mund të presë por për ngjarjet që po zhvillohen, kur në datë 6 votohet në OKB për rezolutë të Srebrenicë…
Në vend që në 6 maj të diskutohet gjenocidi në Kosovë, diskutohet ai për Srebrenicës. Dua njoftim.

Nikolla: Brenda këtij kalendari do të mbahet interpelanca.

Bardhi: Kërkesat për interpelancë të PD i fusni në sirtar, nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrit as nuk njoftoni Kuvendin.

E keni bërë rrugë. Duhet të ishte interpelancë në rastin me RAI3.
Keni detyrimin që nëse keni marrë vendim për të mos pranuar interpelancën, duhet njoftuar.
E kuptoj që keni frikë edhe t’ja përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk ka frikë ta thërrasë në interpelancë e t’i kërkojë llogari. Të japë llogari Meloni e mos japë Rama…
Informoni seancën për mbërritjen e interpelancës.

Nikolla: Ju kam sqaruar në Konferencën e Kryetarëve.

Nis seanca plenare, opozita zhvillon interpelancë me Ballën dhe Manastirliun

Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në rend dite janë caktuar dy interpelanca.

Interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Ndërkohë, nga ana tjetër Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Interpelancë me Ballën dhe Manastirliun, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend, rendi i ditës

Përplasje në Kuvend, Braçe: O Dashi, bileta kushton më

Ditën e sotme në orën 10:00 fillon seanca e radhës plenare në Kuvend.

Në rendin e ditës janë përcaktuar dy interpelanca, teksa pritet që seanca të shoqërohet me debate.

Interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.4.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime



(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me ministrin e Brendshëm, zotin Taulant Balla, kërkuar nga
deputeti Ervin Salianji.(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
4. Interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
5. Projektligj “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
7. Projektligj “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e
Gjykatës”.
8. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet
ushqimore”.
9. Dekret nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa
dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.
10. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të bordit të Entit Rregullator të
Energjisë”.
11. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të
Energjisë”.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. 

ME TE LEXUARAT