Detajet/ Taksistë pjesë e rrjetit, zbulohet si ra policia në gjurmët e trafikantëve të dr*gës në Tiranë

Aktualitet

Detajet/ Taksistë pjesë e rrjetit, zbulohet si ra policia në

3,.5 kg kokainë dhe dhjetëra doza heroine dhe kanabisi u sekuestruan nga ana e policisë të Tiranës në një operacion të iniciuar që prej muajit janar ku u shkatërrua rrjeti me 35 shpërndarës që operonin pranë shkollave dhe në lokalet më të frekuentuara në kryeqytet.

“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë”, tha Tonin Vocaj.

Furnizues të këtij grupi ishin Ervis Gorellari dhe Fatjon Cici të arrestuar në shkurt të këtij viti në Astir dhe Enea Sulejmani, ilir Begaj dhe Shkëlqim Osteni të cilët u arrestuan këtë mars në një operacion në Rrugën e Kavajës. Të dyshuarit kundërshtuan policinë dhe Enea Sulejmani u plagos pasi tentoi të godiste me makinë një prej punonjësve të policisë. Nga zbërthimi i telefonave të të arrestuarve u zbulua se ata bashkëpunonin dhe me Ervis Shkurtën një punonjës i forcave operacionale që dyshohet se e ka mbrojtur këtë rrjet për të mos rënë në rrjetën e policisë.

E veçanta e këtij rrjeti shpërndarësish prej 35 personash që u identifikua nga policia është mënyra se si ata operonin. 5 furnizuesit merrnin banesa të ndryshme me qera ku depozitonin kokainën dhe pasi e ndanin në doza më të vogla ua jepnin shpërndarësve të cilët mbërrinin tek blerësit duke u maskuar nën aktivitetin taksi.

Një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë të licensuar të cilët mbulonin kryesisht zonën e Laprakës dhe Xhamllikut. Ky operacion është në vijim të dy operacioneve kombëtare të zhvilluar muajt e fundit ku në target kanë qenë shpërndarësit e drogës.

“Tempulli 3”, dr*gë në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës, kush janë “kokat” e grupit kriminal

Detajet/ Taksistë pjesë e rrjetit, zbulohet si ra policia në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë. Pesë kokat, të cilët furnizonin me drogë grupin janë Envis Gorenllari, Fatjon Çiçi, Eneo Sulejmanaj, Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni.

Mësohet se ata kanë rënë në pranga më parë në dy aksione të ndryshme policore. Sot ranë 20 anëtarë të tjerë të grupit që vepronte afër shkollave dhe në lokale dhe shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis tek të rinjtë.

Sipas policisë, 10 të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari janë ende në kërkim.

“Tempulli 3”, momenti kur vihen në pranga trafikantët, në banesë iu gjendet kokainë në peshore

Detajet/ Taksistë pjesë e rrjetit, zbulohet si ra policia në

Këto janë pamjet e momentit të arrestimit të personave të përfshirë në trafikun e drogës në Tiranë. Grupi prej 35 personave u godit pasi shpërndante drogë në lokalet e natës dhe afër shkollave në Tiranë.

Në pamjet dallohet momenti kur disa prej tyre u vihen prangat, ndërsa në ambientet e sekuestruara dallohet edhe kokaina në peshore.

EMRAT/ Drogë në lokalet e natës e afër shkollave, kush janë 20 të arrestuarit nga ‘Tempulli 3’

Detajet/ Taksistë pjesë e rrjetit, zbulohet si ra policia në

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate. Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin kapur më herët.

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.

I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar më 22 mars në Rrugën e Kavajës në tentativë për t'iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë. Kreu i Transportit Ndërqytetës, Sulejmani u ka me 1 kg kokainë në makinë ndërsa me të ishin edhe dy të tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni,, të cilën ndodhen në burg.

Emrat e 20 personave të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli 3’. Ata aknë rënë në pranga pas hetimeve 4 mujore, ndërsa shpërndanin drogë në lokalet e natës dhe afër shkollave.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Rei Ramushi,

Emiljano Birja,

Abdullah Zyberi,

Albjo Shkira,

Kevin Nazari,

Amarildo Jashari,

Florjan Çepa,

Ibez Zebi,

Florjan Miha,

Erol Bardhoshi,

Andrin Bajraktari,

Emiljano Maksutaj,

Hamza Firi,

Albi Bulku,

Maringlen Kolaj,

Armando Disha,

Klodjan Lena,

Altmir Mustafaraj,

Gentjan Agaj,

Flori Lime.

Aksioni i Antidrogës në Tiranë, policia informacion zyrtar: 20 në pranga, sekuestrohen 3.5 kg kokainë

Detajet/ Taksistë pjesë e rrjetit, zbulohet si ra policia në

Drejtori  i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dalë në një deklaratë në lidhje me operacionin antidrogë gjatë të cilit u arrestuan 20 persona.

Vocaj ka bërë me dije se se janë vënë 20 persona në pranga, 10 janë shpallur në kërkim dhe 5 masa janë komunikuar në qeli. Policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis.

“Pas një hetimi katërmujor, me metoda speciale të Hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas ndaj të cilevë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht: R. R., 27 vjeç, banues në Tiranë, E.B., 30 vjeç, banues në Tiranë, A.Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, K. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, A. J., 26 vjeç, banues në Tiranë, F. Ç., 46 vjeç, banues në Tiranë, I.Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, F. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, A.B., 19 vjeç, banues në Tiranë, E. M., 28 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, H.F., 20 vjeç, banues në Tiranë, A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, A.D., 19 vjeç, banues në Tiranë, K. L., 20 vjeç, banues në Tiranë, A. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, G. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, F. L., banues në Fier, Roskovec

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas të arrestuar më parë gjatë këtij procedimi, konkretisht shtetasit: E. G., 37 vjeç, E. S., 28 vjeç, I. B., 20 vjeç, Sh. O., 26 vjeç, të katërt banues në Tiranë, dhe F. Ç., 34 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis 27 telefona celular të markave të ndryshme 5 automjete të markave të ndryshme. ”, tha Vocaj.

Antidroga e Tiranës çmonton grupin e trafikantëve, 20 në pranga, sekuestrohet 3 kg kokainë

Detajet/ Taksistë pjesë e rrjetit, zbulohet si ra policia në

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion gjatë të cilit janë lëshuar 30 masa arresti dhe janë ekzekutuar 20 prej tyre.

Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin ndaluar më herët. Janë sekuestruar mbi 3 kg kokainë.

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis. Hetimet kanë nisur që në muajin janar. I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani.

Sulejmani, i cili u kap gjatë muajit mars duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, në Tiranë.

Mësohet se në momentin e ndalimit, Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e efektivëve dhe duke i përplasur, me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.

I gjendur përballë kësaj situate, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.

 

ME TE LEXUARAT