I dha tokë në Himarë burrit të Olta Xhaçkës, Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun Jorgo Goron

Politikë

I dha tokë në Himarë burrit të Olta Xhaçkës,

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro.

I dha tokë në Himarë burrit të Olta Xhaçkës,

Gjyqtarja e posaçme e Apelit Igerta Hysi rrëzoi kërkesën e Goros për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg në një masë më të butë sigurie, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO.

Goro është prezantuar nga avokati i tij Sokol Hazizaj, i cili në seancën në Shkallën e parë ka debatuar edhe me prokurorin e çështjes për mënyrën si i ka interpretuar gjetjet e hetimit pas padisë së bërë nga kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Jorgo Goro u arrestua më 23 mars me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi po hetohet me dyshime se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, me një sipërfaqe në total prej 10592 m2, ku  përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi për ndërtimin e kompleksit turistik.

ME TE LEXUARAT