FOTO-LAJM: Trafiku i drogës nuk e ndalon, Berisha vendos në rreshtin e parë të PD-së Elda Hotin
Lajmifundit
/
16 Mars 2026, 16:17
Politikë

Pak javë më parë, familja e deputetes Elda Hoti u përfshi në një histori të trafikut të drogës.
Vëllai i saj u arrestua në Romë me akuza për trafik kokaine në Amerikën Latine.

Megjithatë, edhe pse familjari i saj ndodhet ende në burg për akuza të rënda, Elda Hoti është shfaqur e buzëqeshur krah Sali Berishës.
Personi që shpesh akuzon rivalët politikë për lidhje me krimin, tani po mban pranë deputeten së cilës i është arrestuar vëllai me akuza të rënda.
Madje, ajo është vendosur në krye të tryezës në mbledhjet e PD-së./Tema


