"Eja tako bazën", zbardhen detaje nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, kërkesa për Bashën

Politikë

"Eja tako bazën", zbardhen detaje nga mbledhja e Kolegjit të

Po vijon të zhvillohet që prej orës 16:00 mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike.

Kryetarët e disa degëve të PD-së i kanë kërkuar kreut të PD Lulzim Basha që të dalë në terren për të takuar strukturën, kërkesë të cilës Basha i është përgjigjur pozitivisht.

Kryetarët e degëve që i kanë parashtruar këto kërkesa janë Lefter Gështenja, dega 7 Tiranë, Agron Kapllanaj, dega Fier, Isa Sakja dega Kavajë dhe Xhevdet Amulli, dega Shkodër.

Sipas burimeve nga mbledhja, kryetarët e degëve kanë kërkuar që të gjithë të dalin në terren për të komunikuar me strukturat, përfshirë kryetarin, duke u shprehur se nuk duhet të rrihet më nëpër zyra. Kërkesa e kryetarëve të degëve është bërë për kryedemokratin, nënkryetarët, sekretarin, Kryesinë dhe deputetët.

Kryetarët e degëve thonë se është domosdoshmëri për situatën në të cilën ndodhet PD-ja, të dilet në terren.

ME TE LEXUARAT