"Kulla në truallin e PD", Berisha përgënjeshtron Bashën: Nuk është firmosur nga unë projekti

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas përgënjeshtrimit të lajmit të ndërtimit të kullës në selinë e PD-së, nga kreu i PD-së Lulzim Basha.
Berisha shprehet se projekti që ai ka firmosur është i Xhamisë së Madhe, i cili nuk prekte as selinë dhe as oborrin e PD-së.
"Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen"-shprehet Berisha.
Reagimi
Pergenjeshtrim!
Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.
Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.
Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP.
Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.
Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama - Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar! sb