Bido dhe Berisha debat në Kuvend për bujqësinë, kryedemokrati: Kosova ndan 4 herë më shumë se ne, me gjysmën e buxhetit

Politikë

Bido dhe Berisha debat në Kuvend për bujqësinë,

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Ardit Bido debatuan gjatë seancës së sotme plenare lidhur me subvencionimin e naftës për fermerët.

Bido duke iu referuar deklaratës së parë të Bërishës i cili shprehu se çdo shtet i BE subvencionon naftën e fermerëve shprehu se kjo ndodh sepse financimet e BE janë shumë herë më të larta si dhe shtoi se në 8 vite të qeverisjes së PD nuk krahasohet me një vit të qeverisjes socialiste. Ndërkohë ai shtoi se kur organizohen takime me BE, opozita kërkon bllokimin e negociatave.

Kryedemokrati u përgjigj duke thënë se nuk kërkon që Shqipëria të krahasohet me Gjermaninë apo Francën, por me Kosovën, që sipas tij ka ndarë 4 herë më shumë për bujqësinë se Shqipëria ndërkohë që buxheti është sa gjysma e buxhetit shqiptar.

Pjesë nga debati:

Bido: Ne në këtë sallë duhet të diskutojmë mbi zërin e përbashkët që duhet të kemi për integrimin. Në 8 vite të qeverisjes së PD shuma totale e skemës kombëtare nuk krahasohet me shumë të një viti sivjet. Ajo që është e vërtetë është që në vendet e BE financimet janë shumë herë më të larta.

Berisha: Vetëm për Kosovën dua t’iu rikujtoj se ka ndarë 200 milionë euro për bujqësi. Ka ndarë 4 herë më shumë se në. Kosova jep për 1 ha grurë 400 euro, për plehërimin 100-150 euro. Pra jo të krahasohemi me Gjermaninë as me Francën, por me Kosovën po. Kosova ka gjysmën e buxhetit tonë. A keni ndjenjë ju, a jeni shqiptarë, ç’jeni kaq të mjerë që ngriheni bëni papagallin e një hajduti. Po ti duhet të jesh i pari, për fermerët e jugut.

Nuk është fjala për këtu është për Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Po IPARDIN që e vodhët dhe I përjashtuat nga 130 milionë euro fonde europiane fermerët.

ME TE LEXUARAT