Berisha kërkoi heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeministrin

Politikë

Berisha kërkoi heqjen e masës së “arrestit në

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin, Sali Berisha,  i cili ka bërë kërkesë për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Mësohet se shkak për shtyerjen e seancës është bërë mungesa e prokurorëve të SPAK.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet me datën 8 prill në orën 13:00.

Përmes një shkrese, dy prokuroret e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive. Ashtu si në çdo seancë, avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.

Ish-kryeminsitri ndodhet në “arrest shtëpie” që prej datës, 30 dhjetor 2023.

ME TE LEXUARAT