“Mora thi'kën pas debatit në lokal”, zbardhet dëshmia e autorit që masa'kraoi 49-vjeçarin në Tiranë

Toni Nake, autori i dyshuar i vrasjes së 49-vjeçarit Kreshnik Cara, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, për të zbardhur rrethanat e konfliktit që përfundoi me vrasjen e tij mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë.
Në dëshminë e tij, 50-vjeçari ka deklaruar se ndodhej në të njëjtin lokal me Kreshnik Carën, por në tavolina të ndryshme. Sipas tij, gjithçka nisi pas një debati të çastit.
Fillimisht, të dy janë konfliktuar me fjalë, ndërsa më pas Nake ka shkuar në banesën e tij, ka marrë një thikë dhe është kthyer në lokal, ku ka goditur disa herë 49-vjeçarin në bark.
Në momentin e konfliktit, Kreshnik Cara ndodhej në tavolinë me një mikun e tij.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Toni Nake njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Edhe në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, ai nuk ka qenë i qëndrueshëm në dëshminë e tij, ndërsa ka pretenduar se ishte bullizuar shpesh.
Hetuesit po verifikojnë dëshminë e autorit dhe dinamikën e plotë të konfliktit, për të përcaktuar motivin dhe rrethanat që çuan në vrasjen e 49-vjeçarit.


