Si Albin Kurti e paralajmëroi Thaçin të mos e votonte Tribunalen 12 vite më parë?

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë sërish deklarata të vjetra të Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit për Gjykatën Speciale dhe raportin mes tyre.
Një prej videove i përket prillit të vitit 2014, kur Kurti ishte deputet në Kuvendin e Kosovës. Në fjalën e tij, ai kundërshtonte krijimin e Gjykatës Speciale dhe paralajmëronte për pasojat që, sipas tij, një mekanizëm i tillë mund të sillte për ish-pjesëtarët dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deklarata e bërë më shumë se një dekadë më parë është rikthyer në vëmendje pas vendimit të fundit në Hagë, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Paralelisht me të po qarkullon edhe një tjetër fragment i vjetër televiziv, këtë herë me protagonist Hashim Thaçin.
Gjatë një interviste të asaj kohe, Thaçi u pyet se çfarë mendonte për Albin Kurtin. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe e prerë:
“Nuk mendoj fare për të”.
Bekim Dine: Çfarë mendoni për Albinin?
Hashim Thaçi: Nuk mendoj Hiç.
Bekim Dine: E pse?
Hashim Thaçi: Sepse nuk kam fare arsye të mendoj.


