Pas Prishtinës, Tiranës e Shkupit, protesta për ish-krerët e UÇK-së do të mbahet edhe në Kroaci

Kosovë&Rajon

Pas Prishtinës, Tiranës e Shkupit, protesta për ish-krerët e

Më 5 korrik nga ora 18:00 do të mbahet protestë në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një konference për media, kryetari i OVL UÇ-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai tha se shpreson se kjo do të jetë protesta e fundit, me besimin se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë.

“Do të jetë protestë paqësore, me mesazhin e fundit që shpresojmë që krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë”, u shpreh ai.

Protesta të këtilla janë mbajtur në Prishtinë, Tiranë, Strasburg e Shkup.

ME TE LEXUARAT