Kundër vendimit të Speciales, nis në Prishtinë protesta masive në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë&Rajon

Kundër vendimit të Speciales, nis në Prishtinë protesta
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) thirri sot një protestë gjithëpopullore në Prishtinë, pas dënimit të dhënë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Protesta ka nisur në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa nga OVL-UÇK kanë bërë të ditur se ajo do të jetë paqësore, raporton “KosovaPress”.

Thirrja për protestë u bë një ditë më parë nga Gazmend Syla i OVL-UÇK-së, i cili tha se vendimi është marrë pas takimit të Këshillit Drejtues të organizatës.

“Protesta jonë që organizohet nesër është paqësore, jo e dhunshme, pa maska, me fytyrat tona. Kemi çka me tregu boll, fytyrat i kemi të ndershme, s’kemi nevojë fare të vendosim maska në protestë”, deklaroi Syla.

OVL-UÇK kundërshton aktgjykimin e shpallur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar atë si të padrejtë.

ME TE LEXUARAT