Gjyshja nga Italia rrëmbeu nga spitali mbesën 10-ditëshe dhe tentoi të arratiset/ E pëson keq nga policia

Kosovë&Rajon

Një grua me origjinë rumune është arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se ka marrë pa leje mbesën e saj vetëm 10-ditëshe nga një spital në provincën e Kazertës dhe është larguar me automjet drejt veriut të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 9 gusht. Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, gjyshja ka hyrë në spitalin ku ndodhej e shtruar vajza e saj dhe ka marrë foshnjën nga krevati, pa njoftuar personelin apo autoritetet.

Pas alarmit të ngritur nga skuadra mobile e Kazertës, policia rrugore është vënë në lëvizje për të gjetur automjetin. Të nesërmen, targat e makinës u identifikuan dhe një patrullë e policisë rrugore në Firence arriti ta lokalizojë dhe ta ndalojë automjetin në autostradën A1.

Në makinë ndodhej edhe foshnja, e cila ishte vetëm dhjetë ditëshe. Gruaja u arrestua, ndërsa gjyqtari hetues në Toskanë ka konfirmuar masën e arrestit.

Sipas informacioneve të para të mbledhura nga hetuesit, qëllimi i gruas dyshohet se ishte të kalonte kufirin italian dhe të strehohej në Rumani me foshnjën.

 

 

ME TE LEXUARAT