FOTO / Athina "mbytet" nga pluhuri afrikan, ndotja atmosferike arrin nivele alarmante në qytet

Athina është përsëri e mbështjellë nga një re pluhuri afrikan, duke krijuar një atmosferë mbytëse.
Pluhuri ka mbuluar shumë zona të vendit, pasi transporti i tij nga Afrika favorizohet nga erërat e forta jugore.


Imazhet e kapura nga objektivi i kamerës tregojnë një vello pluhuri të përhapur në të gjithë Atikën, duke kufizuar dukshmërinë dhe duke krijuar një peizazh mbytës që i lë të prekshëm njerëzit me probleme të frymëmarrjes dhe grupet shoqërore të cenueshme.
Kryeqyteti është epiqendra e fenomenit, por nuk është i vetmi qytet që përballet me probleme. Përqendrime të larta priten në Greqinë jugore, veçanërisht në Kretë, Peloponez dhe në Egjeun jugor. Pluhuri afrikan do të "udhëtojë" edhe në Greqinë veriore.
Rrjedha e fenomenit
Rruga e pluhurit afrikan është regjistruar nga harta interaktive Atmohub e Observatorit Kombëtar të Athinës.
Fenomeni pritet të dobësohet gradualisht duke filluar nga mbrëmja e së dielës dhe qielli pritet të pastrohet deri në mëngjesin e së hënës/CNN


