Ende pa zgjidhje, Kosova e Serbia përsëri në Bruksel për dinarin

Kosovë&Rajon

Ende pa zgjidhje, Kosova e Serbia përsëri në Bruksel për

Sot në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe në këtë takim, temë kryesore pritet të jetë dinari.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sërish sot në Bruksel.

Të martën, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak shprehu pritshmërinë që bisedimet e së enjtes në Bruksel do të bazohen në ide konkrete.

“U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me të ashtuquajturën “çështje dinar”.

Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta kalojmë pengesën e madhe.

Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, shkroi Lajçak në Facebook në një përmbledhje që i bëri angazhimit javor.

ME TE LEXUARAT