Dënimi i ish-krerëve të UÇK-s, "shpërthejnë" protestuesit në rrugët e Prishtinës

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Prishtinë kanë nisur tubimet në mbështetje të tyre.
Qytetarë dhe mbështetës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku kanë nisur një marshim duke shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
Në total, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë dënuar me 81 vite burgim.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë lëshuar thirrje në mbështetje të UÇK-së, ndërsa situata në qendër të Prishtinës vijon të jetë e fokusuar te reagimet pas vendimit të Hagës.


