Identifikohet i pla'gosuri me ar'më në Lezhë. Dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë

Aktualitet

plagosje.png

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në rrethana ende të paqarta. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Mësohet se Pikuli ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

ME TE LEXUARAT