Dy gola dhe spektakël, show i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë në 45 minuta
Shqipëria 2-0 Bjellorusia

Kombëtarja shqiptare e futbollit po dhuron spektakël ku ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë 2-0 përballë Bjellorusisë, në sfidën e vlefshme për UEFA Nations League.
Ndeshja e drejtuar nga arbitri anglez Sam Barrott nisi me ritëm të lartë që në minutat e para. Rey Manaj rrezikoi seriozisht portën kundërshtare që në minutën e 5-të, ndërsa miqtë iu afruan golit dy minuta më vonë.
Rastet e njëpasnjëshme të kuqezinjve u konkretizuan në minutën e 33-të, kur kapiteni Berat Gjimshiti fitoi një 11-metërsh pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Kristjan Asllani, i cili e dërgoi topin në rrjetë duke ndezur atmosferën në shkallët e stadiumit.
Shtypja e kuqezinjve vijoi deri në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45-të, pas një aksioni të mirëmenduar, Ernest Muçi realizoi golin e dytë për Shqipërinë, duke çuar shifrat në 2-0 përpara se skuadrat të ireshin në dhomat e zhveshjes.
Shqipëria e udhëhequr nga trajneri Maran zbriti në fushë me këtë formacion zyrtar: Etrit Berisha në portë; Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Pilo në mbrojtje; Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani në mesfushë; ndërsa Taulant Seferi, Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Rey Manaj përbënin vijën e sulmit.


