Video të reja tmerruese nga tërmeti në Kolumbi/ Mbi 130 të vdekur, kërkime për njerëz të bllokuar

Të paktën 132 persona kanë humbur jetën dhe 500 të tjerë janë plagosur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që goditi Kolumbinë të hënën.
Viktimat janë raportuar në departamentet Valle del Cauca, Chocó, Antioquia, Caldas dhe Risaralda, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën në rajonin e Valle del Cauca, ku ndodhet edhe qyteti i tretë më i madh i vendit, Cali.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej rreth 115 kilometrash dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa dhe infrastrukturë. Pamjet e publikuara nga zonat e prekura tregojnë ndërtesa që shemben, copa betoni dhe xhami që bien në rrugë dhe banorë që vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar pasojave të lëkundjeve.
Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të ndryshojë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në ndërtesat e shembura, ku dyshohet se ka ende njerëz të bllokuar.
Se reportan cientos de edificios caídos tras el sismo en #Colombia ???????? , la tragedia podría ser mucho mayor a la vivida hace unas semanas en Venezuela. pic.twitter.com/givqtljju4
— Gurú Político (@guruchuirer) August 10, 2026
Shpallet gjendja e katastrofës kombëtare
Presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Esperanza, ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare për të përshpejtuar mobilizimin e burimeve dhe forcave të emergjencës.
Qeveria ka aktivizuar ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit nga Bogota, Envigado, Yopal dhe Medellín, të cilat janë angazhuar në zonat më të prekura.
Ministri i Brendshëm, Rodrigo Lara, deklaroi se autoritetet kanë kontaktuar guvernatorët dhe kryetarët e bashkive të zonave të prekura dhe po koordinojnë operacionet për shpëtimin e personave të bllokuar dhe vlerësimin e dëmeve.
BREAKING: A 7.4 magnitude earthquake has struck the San José del Palma region of Colombia, with the mayor of Choco stating that, "there are injuries and severe damage to buildings, and we are concerned about aftershocks" pic.twitter.com/ZkZaOtunM9
— StrandenOSINT (@StrandenOSINT) August 10, 2026
Tre fëmijë mes viktimave
Guvernatorja e Valle del Cauca, Dilian Francisca Toro, konfirmoi se tre fëmijë humbën jetën në Calima-El Darién, pasi një mur u shemb mbi ta.
“Ka pasur shembje në disa zona dhe sigurisht, disa njerëz janë të bllokuar. Megjithatë, ne jemi tashmë këtu me Ushtrinë, duke punuar për t’i liruar ata dhe duke kryer evakuimet e nevojshme”, deklaroi ajo.
Sipas saj, dëme të konsiderueshme janë raportuar në disa komuna, ndërsa një tjetër viktimë është regjistruar në Zarzal. Në Buenaventura janë raportuar dëme të shumta, por pa viktima të konfirmuara.
18 viktima vetëm në Pereira, dy në Manizales
Kryebashkiaku i Pereiras, Mauricio Salazar, kishte konfirmuar në orët e para të katastrofës të paktën 18 viktima dhe dhjetëra të plagosur në qytet.
“Ajo që na ndodhi sot është tragjike. Nuk e dimë, në këtë moment, shkallën e vërtetë të efekteve të tërmetit”, deklaroi Salazar.
Në Manizales, kryebashkiaku Jorge Eduardo Rojas konfirmoi dy viktima, ndërsa tha se më shumë se një duzinë ndërtesash dhe mbi 20 banesa janë dëmtuar pjesërisht ose plotësisht.
Ndërkohë, në Cali, qytetin e tretë më të madh të Kolumbisë, janë raportuar dëme të mëdha dhe shembje ndërtesash. Ekipet e shpëtimit po përdorin edhe dronë për të vlerësuar situatën.
Spitalet evakuohen, aeroportet pezullojnë aktivitetin
BREAKING: A 7.4 magnitude earthquake has struck the San José del Palma region of Colombia, with the mayor of Choco stating that, "there are injuries and severe damage to buildings, and we are concerned about aftershocks" pic.twitter.com/ZkZaOtunM9
— StrandenOSINT (@StrandenOSINT) August 10, 2026
Në Cali, autoritetet nisën evakuimin e spitaleve pas frikës për dëmtime të mëtejshme strukturore.
Pamjet nga qyteti tregojnë pacientë dhe qytetarë që largohen nga ndërtesat, ndërsa shërbimet e emergjencës janë vënë në gatishmëri.
Edhe transporti ajror është prekur rëndë. Gjashtë aeroporte, në Pereira, Manizales, Quibdó, Armenia, Cartago dhe Buenaventura, kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin për shkak të dëmtimeve dhe kontrolleve të sigurisë.
Në Manizales, tërmeti shkaktoi gjithashtu dëmtime serioze në Katedralen Metropolitane, ku kupola u shemb gjatë lëkundjeve. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shembjes.
Tërmeti u ndje edhe në Bogota dhe vendet fqinje
Tërmeti ndodhi në orën 7:34 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u ndje fuqishëm në Bogota, Cali, si dhe në Venezuelë, Ekuador dhe Panama.
BREAKING: A 7.4 magnitude earthquake has struck the San José del Palma region of Colombia, with the mayor of Choco stating that, "there are injuries and severe damage to buildings, and we are concerned about aftershocks" pic.twitter.com/ZkZaOtunM9
— StrandenOSINT (@StrandenOSINT) August 10, 2026
Agjencia Gjeologjike e Kolumbisë tha se epiqendra ishte në provincën Chocó, pranë bregdetit të Paqësorit.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së nuk raportoi ndonjë paralajmërim për cunami.
Më pak se një orë pas tërmetit kryesor, USGS regjistroi edhe një lëkundje pasuese me magnitudë 5.0.
Guvernatorja e Chocó, Nubia Carolina Córdoba-Kouri, paralajmëroi për mundësinë e lëkundjeve të tjera pasuese dhe tha se në Quibdó janë raportuar persona të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa.
Banorët përpiqen të shpëtojnë të bllokuarit
Në videot e publikuara nga zonat e prekura shihen qytetarë që largohen me vrap nga ndërtesat, ndërsa copa betoni, xhami dhe materiale të tjera bien në rrugë.
Në disa raste, banorët janë afruar pranë rrënojave menjëherë pas shembjeve, duke u përpjekur të gjejnë dhe të ndihmojnë personat e bllokuar.
BREAKING: A 7.4 magnitude earthquake has struck the San José del Palma region of Colombia, with the mayor of Choco stating that, "there are injuries and severe damage to buildings, and we are concerned about aftershocks" pic.twitter.com/ZkZaOtunM9
— StrandenOSINT (@StrandenOSINT) August 10, 2026
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos afrohen pranë ndërtesave të dëmtuara për shkak të rrezikut të shembjeve të tjera.
Në Manizales janë pezulluar gjithashtu mësimet në shkolla dhe universitete deri në një njoftim të mëtejshëm.
SHBA-ja: Po e monitorojmë nga afër situatën
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se administrata Trump po e monitoron nga afër situatën në Kolumbi dhe është e gatshme të mbështesë popullin kolumbian.
“Administrata Trump po e monitoron nga afër tërmetin në Kolumbi dhe është e gatshme të mbështesë popullin kolumbian”, shkroi Rubio në X.
Ndërkohë, autoritetet kolumbiane vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa bilanci i viktimave dhe dëmeve pritet të ndryshojë teksa ekipet arrijnë në zonat më të izoluara.
Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi vjen vetëm pak javë pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën Venezuelën fqinje në fund të qershorit dhe shkaktuan dëme të mëdha dhe mijëra viktima.


