Video/ Rrëzohet aeroplani në Florida, ja momenti kur banorët shpëtojnë pasagjerët

Bota

Video/ Rrëzohet aeroplani në Florida, ja momenti kur banorët

Një aeroplan i vogël u rrëzua në Pembroke Pines të shtunën, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry. Mediat e huaja shkruajnë se banorët ndihmuan në shpëtimin e 4 personave, pasi aeroplani me të cilin udhëtonin u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët.

Incidenti u kap në videon e kamerave të sigurisë dhe nga banorët vendas, të cilët u panë duke nxituar në vendngjarje.

Një person i tha stacionit ABC News Miami WPLG, se motori i aeroplanit po digjej 25 metra larg shtëpisë së tij. Nga ana tjetë, banorja Giovanna Hanley i tha ABC News se ajo, vjehrri i saj dhe fqinjët e tyre nuk hezituan të ndihmonin.

Një [person] solli një sëpatë. Kishim dy fqinjë me një tub uji që po hidhej brenda. Vjehrri im e çoi sëpatën në dritare, duke filluar ta thyente. Dikush madje solli një fikës zjarri”, tha Hanley.

Hanley dhe vjehrri i saj ishin dy nga njerëzit e parë në vendngjarje dhe punuan për të hapur një rrugë për të nxjerrë pasagjerët.

 

ME TE LEXUARAT