Video/ Si në filma! U mor peng nga një çift, taksisti 58-vjeçar në Turqi shpëton duke çarmatosur kriminelin

Një ngjarje e pazakontë dhe me skena si në filma aksion ndodhi të dielën në Gaziantep, ku një shofer taksie 58-vjeçar arriti të çarmatosë një pengmarrës të armatosur, pas një ndjekjeje dramatike me policinë.
Sipas mediave turke, 31-vjeçari Semih T dhe 36-vjeçarja Gulbahar G, që dyshohet se ishte partnerja e tij, morën peng shoferin e taksisë nën kërcënimin e një pushke gjahu dhe u larguan me automjetin.
Pas denoncimeve nga qytetarët, policia nisi menjëherë ndjekjen e automjetit. Autorët refuzuan të ndalonin, ndërsa ndjekja vijoi nga zona Araban deri në hyrje të qytetit, në lagjen Sehitkamil.
Situata u tensionua edhe më shumë kur 31-vjeçari hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë nga brenda taksisë.
Gaziantep’te taksiciyi kaçırdığı iddia edilen bir şüpheliye, sürücünün acil durum butonuna basmasının ardından polis ekipleri dakikalar içinde müdahale etti.
— Bulvar Medya (@Bulvarpress) May 10, 2026
Taksinin camından polisimize ateş eden şahıs, polis ekipleri tarafından etkisiz hale getirildi. pic.twitter.com/SXT9EjXoIE


