VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas përmbysjes së tragetit në Qipro

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes së një trageti pasagjerësh në brigjet e Kyrenias, në Qipron e Veriut. Në bord ndodheshin 267 persona, mes tyre 259 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi, ndërsa 237 persona janë shpëtuar.
Terrifying footage captures the moment a passenger ferry with 279 people capsizes off the coast of Northern Cyprus.
— Predictivemoney (@Predictivemoney) August 30, 2026
Passengers can be seen scrambling onto the overturned keel and jumping into open water as the ship went down just miles after departing the port of Kyrenia.
A… pic.twitter.com/rH9FUXSvKM
Trageti ishte nisur pak pas mesditës nga porti turistik i Kyrenias me destinacion jugun e Turqisë. Sipas autoriteteve, rreth katër milje detare larg bregut, anija filloi të merrte ujë nga pjesa e përparme.
Kapiteni tentoi të rikthehej në port, por anija mori shpejt ujë dhe më pas u përmbys.
Në pamjet e publikuara shihen pasagjerë të mbledhur mbi trupin e përmbysur të tragetit, duke pritur për ndihmë. Disa prej tyre raportohet se u detyruan të hidheshin në det pasi uji filloi të hynte në bord.
Në zonë është zhvilluar një operacion i gjerë kërkimi dhe shpëtimi. Fillimisht u angazhuan katër mjete lundruese nga Qiproja e Veriut, ndërsa nga Turqia u dërguan pesë mjete të tjera dhe dy helikopterë të Rojës Bregdetare.
Në operacion janë përfshirë gjithashtu gjashtë anije të Marinës Turke, si dhe anije private, peshkarexha dhe mjete të tjera që ndodheshin pranë zonës së incidentit.
Ambulanca, forca policore dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur në portin e Kyrenias për të pritur personat e shpëtuar. Spitalet publike dhe private janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të mbijetuarit.
Ende e paqartë shkaku i përmbysjes
Shkaku i saktë i futjes së ujit në traget dhe përmbysjes së tij mbetet ende i panjohur. Incidenti ndodhi në një kohë kur Qiproja është përfshirë nga kushte të vështira atmosferike dhe erëra të forta, por deri tani nuk ka një konstatim zyrtar se moti ka shkaktuar aksidentin.
Autoritetet pritet të hetojnë edhe gjendjen teknike të anijes, kushtet në të cilat u lejua nisja dhe arsyen e futjes së ujit.


