Trump s’e fsheh kureshtjen për Khamenein: Do të doja ta takoja, duket se po shkojmë mirë

Bota

Trump s’e fsheh kureshtjen për Khamenein: Do të doja ta takoja,

Presidenti Donald Trump tha se ai dhe udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, “duket se po shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin”, megjithëse ajatollahu nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës së SHBA-ve në Iran.

I pyetur nga New York Post për gjendjen e ajatollahut, Trump u përgjigj: “Nuk po dëgjoj se është në gjendje shumë të mirë.”

“Nëse u besoni historive, ai, e dini, i mungojnë shumë pjesë të ndryshme,” tha presidenti. Më herët u raportua se Khamenei ishte plagosur rëndë në valën e parë të sulmeve amerikane kundër Iranit, të cilat vranë babanë e tij, Ali Khamenei.

I pyetur se kush po merr vendime për Iranin, Trump tha se beson që ai është i përfshirë dhe se iranianët “kanë shumë respekt për të”:

“Epo, ata thonë se ai po jep miratimin, sepse kështu ka qenë për një kohë shumë, shumë të gjatë. Babai i tij dhe pastaj ai; besoj se është një trashëgimi pushteti. Por duket se po shkojmë mjaft mirë me njëri-tjetrin”, tha presidenti.

Trump tha se do të dëshironte të takohej me ajatollahun në një moment.

“Do të doja ta takoja. Me shumë gjasa do të takohemi në një moment, varësisht se si do të zhvillohen gjërat,” tha Trump.

ME TE LEXUARAT