Trump njofton publikimin e dokumenteve “të rëndësishme” mbi UFO-t, deklaron se “janë reale”

Sipas Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dokumentet qeveritare që zbulojnë informacione “interesante” rreth UFO-ve pritet të publikohen së shpejti.
“Ne kemi gjetur shumë dokumente shumë interesante, duhet ta them, dhe publikimet e para do të fillojnë shumë, shumë shpejt, kështu që edhe ju mund të verifikoni nëse këto fenomene janë reale”, tha Trump në një fjalim në një aktivitet të organizuar nga Turning Point.
Vlen të përmendet se në shkurt, Trump urdhëroi agjencitë amerikane të fillonin publikimin e dokumenteve qeveritare në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore, duke përmendur interesin e fortë publik për këtë temë.
Vlen të përmendet se urdhri erdhi pas kritikave të forta ndaj Barack Obamës për ndarjen e papërshtatshme të informacionit të klasifikuar kur presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara pretendoi në një podcast se ekzistojnë alienët.


