Trump dhe Meloni bisedojnë në telefon: "Nisma e BE-së për Grenlandën nuk është antiamerikane

"Rritja e tarifave kundër vendeve që kanë zgjedhur të kontribuojnë në sigurinë e Groenlandës është e gabuar dhe unë nuk pajtohem me të", tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke iu referuar qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve evropiane që kanë dërguar trupat e tyre në Groenlandë.
Në të njëjtën kohë, Meloni, gjatë një udhëtimi në Seul, theksoi se pati një bisedë telefonike me presidentin amerikan në orët e fundit dhe se "ka një problem në kuptimin e iniciativës së disa vendeve evropiane, e cila nuk duhet interpretuar si antiamerikane".
"Ne duhet të rifillojmë dialogun dhe të shmangim majat e tensionit", deklaroi kryeministria italiane.
Kryeministria italiane theksoi gjithashtu se vendi i saj është gati të marrë pjesë në Këshillin e Paqes në Gaza, "duke luajtur një rol kyç" dhe "duke kontribuar në përcaktimin e planit të paqes"./CNN


