Tronditëse në SHBA, burri shtyn pasagjerin mbi shina pak para se treni të mbërrinte në stacion(VIDEO)

Bota

Tronditëse në SHBA, burri shtyn pasagjerin mbi shina pak para se treni

Një moment i tmerrshëm është regjistruar nga një kamera mbikëqyrëse në stacionin e trenit Northgate në Seattle, ku një pasagjer u shty drejt shina ndërsa treni po afrohej.

Peter Walbran, i cili po priste trenin, u përball me sulmin e papritur, por arriti të mbajë ekuilibrin dhe të shmangte rënien mbi shina. Menjëherë pas incidentit, ai e ndoqi sulmuesin.

Policia identifikoi agresorin si Elisio Melendez, 26 vjeç, i cili po fshihej pas një ashensori duke përdorur telefonin e tij. Oficerët e gjetën më pas Melendez në një qendër shëndetësore mendore dhe e akuzuan për tentativë vrasjeje. Ai i tha policisë se burri në videon e kamerave ishte dikush që “ndoshta dukej si ai” ose “vëllai im binjak që nuk e kam”.

Melendez nuk ka precedentë penalë të mëdhenj, por më 2019 ishte akuzuar për sulm të shkallës së dytë dhe dhunë në familje, pas një incidenti ku kishte goditur motrën e tij me thikë.

Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, duke ngritur pyetje për sigurinë në stacionet e trenit dhe nevojën për kontrolle më të rrepta.

ME TE LEXUARAT