Tragjike, çifti i të rinjve gjendet i vdekur brenda makinës, çfarë dyshon policia        

Bota

Tragjike, çifti i të rinjve gjendet i vdekur brenda makinës,

Një çift të rinjsh në Itali janë gjetur të vdekur në një garazh në Secondigliano, lagje periferike në Napoli.

Sipas mediave të huaja, kufomat e tyre i gjeti babai i djalit 24-vjeçar brenda një makine ku ata ndodheshin.

Në momentin që u gjetën të pajetë, ata ishin të zhveshur, të shtrirë në një ndenjëse dhe dyshohet se kanë humbur jetën nga tymi i lëshuar nga makina.

Kjo skenë zhyti në dëshpërim absolut babanë e viktimës, Vincenzo Nocerino, një djalë 24-vjeçar.

Zbulimi u bë mëngjesin e sotëm në orën 8.30 kur ai ngriti grilat e garazhit në via Fosso de Lupo në Secondigliano.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT