I përmbyset barrela, gruaja humb jetën brenda autoambulancës

Bota

I përmbyset barrela, gruaja humb jetën brenda autoambulancës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ishte brenda një ambulance, pasi është përmbysur barrela e saj.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur në Termini Imerese.

Viktimën sapo e kishin nxjerrë nga spitali ‘Termini Imerese’, sepse gjendja e saj ishte përmirësuar.

Për transportin në shtëpi, familjarët iu drejtuan një kompanie private, por gjatë transferimit në autoambulancë, barela është përmbysur dhe 85-vjeçarja ka rënë duke u goditur në kokë.

Ajo u dërgua menjëherë në dhomën e urgjencës dhe u shtrua përsëri në spital, por vdiq pas një hemorragjie në kokë.

Prokuroria ka nisur hetimet dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT