Incidenti i rëndë në SHBA / Avioni del nga pista dhe përplaset me makinat në aeroportin e Miamit, shpërthen në flakë (VIDEO)

Një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke u përplasur me automjete pranë aeroportit.
Ngjarja shkaktoi kaos, ndërsa avioni u përfshi nga flakët.
NEW: An Amazon Prime Air Boeing 767 cargo jet overran the runway at Miami International Airport and caught fire.
— Clash Report (@clashreport) September 6, 2026
Heavy black smoke visible from across the city.
The FAA issued a ground stop. pic.twitter.com/RNL2db0GRI
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin e madh jashtë zonës së pistës, pranë një rruge, ndërsa nga vendi i ngjarjes ngrihen flakë dhe tym. Mediat amerikane raportojnë gjithashtu për persona të plagosur.
“Njësitë mbërritën dhe gjetën një aeroplan në flakë si pasojë e përplasjes”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve të zonës. Sipas autoriteteve, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa në vendngjarje ka shumë të plagosur.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), avioni “doli nga pista pasi u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit rreth orës 14:00 sipas orës lokale”.
Bëhet fjalë për një Boeing 767-300 Cargo, i cili ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan të Porto Rikos.


