Të dashuruarit e dehur konfliktohen brenda anijes, marinari ndërhyn për t'i qetësuar por hidhet në det!

Bota

Të dashuruarit e dehur konfliktohen brenda anijes, marinari ndërhyn

Dy të dashuruar filluan të grindeshin ndërsa ishin në një anije që po udhëtonte nga San Zaccaria në Tronchetto. Një marinar ndërhyri për t'i qetësuar, por djali e kapi nga këmbët dhe e hodhi në det

Kaosi u krijua në një anije të Venecias. Dy çifte, pasi kaluan disa orë duke pirë, filluan të grindeshin ndërsa ishin në njërën nga anijet e natës të ACTV që udhëtonte nga San Zaccaria në Tronchetto .

Sipas raportimeve fillestare, gjithçka ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, ndërsa vaporetto ishte në stacionin Zitelle, përgjatë Kanalit Giudecca. Marinari u shqetësua menjëherë kur dëgjoi britmat dhe, pa menduar dy herë, ndërhyri për të qetësuar çiftin. Pastaj filloi kaosi.

Çifti, në vend që të qetësoheshin, e sulmoi marinarin. Djali priti që ai të kthehej, pastaj e kapi nga këmbët dhe e ngriti lart dhe e hodhi në det.

Ai ra në ujë, në sy të të gjithë pasagjerëve të tjerë në bord. Marinari ai doli të qëndronte mbi ujë dhe, me ndihmën e punonjësve dhe pasagjerëve të tjerë, arriti të kthehej në skelë dhe të hipte përsëri në traget.

Ndërkohë, sapo anija u ankorua, mbërritën shërbimet e urgjencës mjekësore dhe i dhanë ndihmën e parë marinarit, i cili u dërgua në spital për analiza të mëtejshme. /Mapo.al/

ME TE LEXUARAT