Spiuni kinez u infiltrua si ushtarak në marinën amerikane, SHBA e dënon me 17 vite burg!

Bota

Spiuni kinez u infiltrua si ushtarak në marinën amerikane, SHBA e

Jinchao Wei, i njohur edhe si Patrick, një ish-marinar në Marinën e Shteteve të Bashkuara, u dënua me 17 vjet burg (16 vjet e 8 muaj) për spiunazh për Kinën.

Dënimi u njoftua nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, pas një vendimi të gjykatës federale. Siç tha FBI-ja në një deklaratë, Wei, 25 vjeç, u arrestua në gusht 2023 në Bazën Detare të San Diegos, kur ai ishte gati të merrte detyrën në anijen sulmuese amfibe USS Essex, një element kyç i Flotës së Paqësorit të SHBA-së.

Në gusht të vitit 2025, një juri e madhe federale e shpalli atë fajtor për gjashtë akuza për krime të rënda : konspiracion për të kryer spiunazh, spiunazh, eksportim të paligjshëm, konspiracion për të eksportuar të dhëna teknike në lidhje me artikujt e mbrojtjes, shkelje të Aktit të Kontrollit të Eksportit të Armëve dhe Rregulloreve Ndërkombëtare të Tregtisë së Armëve.Sipas të dhënave të gjyqit, Wei i shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare një oficeri të inteligjencës kineze për 12,000 dollarë.

ME TE LEXUARAT