Hetohet hidrovori i Durrësit pas përmbytjeve, prokuroria sekuestron dosjen e veprës që kushtoi 19 milionë euro

Aktualitet

Hetohet hidrovori i Durrësit pas përmbytjeve, prokuroria sekuestron

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar këtë të hënë dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano me vlerë 19 milionë EURO, pas përmbytjeve që zhytën qytetin e durrësit në një kaos të vërtetë.

Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Deri më tani është bërë sekuestrimi i dokumentit “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kenët dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit në kuadër të procesimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Hetimet po zhvillohen për akuzat e shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës me përmbytje dhe përmbytje të pronës nga pakujdesia.

Pak ditë më parë kryetarja e bashkisë Emiriana Sako, bëri të ditur se situata do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të hidrovorëve, duke postuar edhe një video ku sipas  saj të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, punojnë me kapacitete maksimale.

Përmbytjet masive në durrës ndodhën në 6 janar dhe vijuan për të paktën dy ditë të tjera. Përmasat e tyre të pazakonta vunë në lëvizje prokurorinë e Durrësit që të hetonte shkaqet e situatës.

E ndërsa ende autoritet nuk kanë dalë me një raport përfundimtar për banesat dhe  siperfaqet e përmbytura, shifrat e deritanishme flasin për dëme shumë të mëdha./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT