Po e dërgonin në spital, ky është 41-vjeçari shqiptar që u arratis nga burgu në Greqi

Bota

Po e dërgonin në spital, ky është 41-vjeçari shqiptar
Personi në foto është 41-vjeçari shqiptar, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë transferimit nga burgu i Serresit në spital.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku automjeti i transportit ndodhej në ambientet e jashtme të spitalit, pranë repartit psikiatrik. Në automjet ndodheshin i burgosuri dhe dy punonjës që e shoqëronin.

Në atë moment, pranë automjetit janë shfaqur dy makina, të ngjashme me automjetet e policisë. Personat që ndodheshin në to janë afruar drejt mjetit të transportit dhe, nën kërcënimin e armëve, kanë neutralizuar dy shoqëruesit.

Më pas, autorët kanë ndihmuar të burgosurin të largohej. Sipas informacioneve, ata kanë marrë me vete edhe armën e shërbimit të një punonjësi të burgut. Pas kësaj, grupi është larguar me dy automjetet dhe ka humbur gjurmët.

I arratisuri është një shtetas shqiptar 41-vjeçar, i cili, sipas mediave greke, ishte arrestuar vitin e kaluar nga strukturat e Krimit të Organizuar për një çështje që lidhej me tentativë vrasjeje në Selanik.

ME TE LEXUARAT