Pezullimi i vizave nga DASH ku përfshihet dhe Shqipëria, detajet nga dokumenti: Refuzohen individët mbi peshë

Departamenti Amerikan i Shtetit, DASH këtë të mërkurë ka njoftuar se do të pezulloje vizat e emigrantëve për 75 vende. Mes vendeve të prekura listohet edhe Shqipëria.
Sipas udhëzimeve, zyrtarët janë të detyruar t’u refuzojnë vizat aplikantëve që konsiderohen të varur nga ndihma publike. Një detaj tjetër që vihet re është se personat mbi peshë janë të prekur nga refuzimi i vizës.
Në listën e të prekurve janë edhe të moshuarit dhe personat që kanë marrë më parë ndihmë financiare nga qeveria ose kanë qenë të shtruar në spital.
“Departamenti i Shtetit do të përdorë autoritetin e tij të hershëm për të konsideruar emigrantë potencialë të papërshtatshëm, të cilët do të bëheshin një barrë publike për Shtetet e Bashkuara dhe do të shfrytëzonin bujarinë e popullit amerikan”, tha zëdhënësi i DASH, Tommy Piggott.
Pezullimi do të hyjë në fuqi më 21 janar dhe do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar derisa të përfundojë shqyrtimi i procedurave të vizave.


