Pesë ditë në det pa ushqim e ujë, dy peshkatarë mbijetojnë mbi një frigorifer pasi u mbytet varka

Një operacion kërkim-shpëtimi ka përfunduar me shpëtimin e dy peshkatarëve meksikanë, të cilët arritën të mbijetonin për pesë ditë në det të hapur pasi varka e tyre u fundos.
Dy burrat, 53 dhe 32 vjeç, ishin nisur nga fshati Paredon, në rajonin e Chiapas, me anijen e peshkimit “Camaronera”. Ata kishin dalë në det për të peshkuar, por një ditë më vonë humbën kontaktet dhe varka u mbyt.
Të mbetur në det të hapur, pa ushqim dhe ujë, dy peshkatarët u përballën me kushte të vështira për mbijetesë. Në përpjekje për të qëndruar në sipërfaqe, ata përdorën një frigorifer portativ si mjet lundrues.
Frigoriferi u kthye në të vetmen mbështetje që i mbajti mbi ujë gjatë pesë ditëve, deri në momentin kur u lokalizuan dhe u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Rasti ka tërhequr vëmendje për mënyrën e pazakontë se si dy peshkatarët arritën të mbijetonin, pasi kishin mbetur në det pa furnizime dhe pa një mjet lundrues.


