“Nuk kërkoj falje”, Trump mesazh amerikanëve për rritjen e naftës

Bota

“Nuk kërkoj falje”, Trump mesazh amerikanëve për

Presidenti Donald Trump u kërkoi qytetarëve amerikanë të pranojnë çmimet e larta të karburantit si pasojë e nevojshme e luftës kundër Iranit.

Deklaratat e tij vijnë teksa trafiku i anijeve cisternë në Ngushticën e Hormuzit mbetet i paralizuar.

“Po paguani vetëm pak më shumë për benzinën tuaj, thjesht mbani mend se po e bëni këtë në mënyrë që një shtet shumë i lig të mos mundet, një shtet që është me të vërtetë sponsorizuesi numër një i terrorit në botë. Ne nuk duam që ata të kenë një armë bërthamore. Kështu që mbajeni mend këtë, kur ju duhet të paguani pak më shumë, kur jeni te 4 dollarëshi… unë nuk do të kërkoj kurrë falje. Bëra gjënë e duhur. Por ju mund ta dini, unë e kisha ulur nën 2 dollarë në shumë shtete, por Kaliforninë nuk mund ta përfshini sepse ata vazhdojnë të vendosin taksa, taksa dhe vetem taksa. Ti e ul çmimin e naftës dhe ata përfundojnë duke të taksuar më shumë se sa e ule ti. Por, thjesht duhet të mbani mend se ajo që po bëjmë është një shërbim i madh për botën. Jo vetëm për veten tonë, por për botën. Dhe ne po bëjmë me të vërtetë një punë të shkëlqyer. Ushtria jonë është e pabesueshme. Bllokada është e pandalshme. Është një mur prej çeliku”, tha Trump.

ME TE LEXUARAT