Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Familjarët gërmojnë me duar, nxjerrin gjallë fëmijën pas tërmetit shkatërrues (VIDEO)

Bota

Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Familjarët

Një histori shprese ka prekur zemrat e mijëra njerëzve mes tragjedisë që ka goditur Venezuelën. Një fëmijë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.5 që goditi vendin.

Ngjarja u regjistrua në zonën e Catia La Mar, një nga më të prekura nga lëkundjet e forta sizmike. I mbuluar me pluhur, por duke marrë frymë, fëmija u shpëtua nga ekipet e kërkim-shpëtimit, duke u kthyer në një simbol shprese mes shkatërrimit.

Pamjet e shpëtimit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa shumë njerëz po luten që edhe të tjerë të mbijetuar të gjenden nën rrënoja.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje, ndërsa autoritetet dhe ekipet e emergjencës vazhdojnë përpjekjet për të gjetur personat që rezultojnë ende të zhdukur. Venezuela mbetet në një situatë të rëndë humanitare dhe ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare.

Tërmetet e fuqishme kanë lënë pas të paktën 235 viktima dhe mbi 4.300 të plagosur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rëndohet më tej.

ME TE LEXUARAT