Mes rrezikut për jetën drejt Britanisë! Mbi 200 mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez në 8 vite

Bota

Mes rrezikut për jetën drejt Britanisë! Mbi 200 mijë

Më shumë se 200 mijë emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone që nga viti 2018, kur autoritetet britanike nisën të mbajnë statistika për kalimet e paligjshme përmes Kanalit Anglez.

Sipas raportimit të Sky News, të premten numri total i personave që kanë hyrë në territorin britanik me varka të vogla arriti në 200,013. Vetëm gjatë vitit 2026, deri më tani janë regjistruar 7,380 persona që kanë mbërritur në United Kingdom përmes kësaj rruge.

Në vitin 2025, rreth 41 mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglezme gomone, një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2024. Rekordi më i lartë mbetet ai i vitit 2022, kur mbi 46 mijë persona përdorën këtë rrugë për të hyrë në Britani.

Numri mesatar i personave në çdo gomone është rritur ndjeshëm ndër vite, nga shtatë persona për varkë në vitin 2018 në 62 persona në vitin 2025. Kalimet përmes Kanalit Anglez vijojnë të mbeten shumë të rrezikshme.

Nga viti 2018 deri në vitin 2025, të paktën 162 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar drejt United Kingdom. Vetëm në vitin 2025 u regjistruan 24 viktima.

Javën e kaluar, një vajzë 16-vjeçare dhe një grua humbën jetën gjatë një tentative për të kaluar nga Franca drejt Britanisë me një gomone ku ndodheshin rreth 82 persona.

Autoritetet britanike vijojnë bashkëpunimin me Francen për të frenuar kalimet e paligjshme dhe për të forcuar kontrollet kufitare. Në prill, ministrja britanike e Brendshme nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Francën me vlerë 662 milionë paund për të mbështetur patrullimet në plazhe dhe për të kufizuar hyrjet ilegale.

ME TE LEXUARAT